Select Page

“Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.” – Unë ju paralajmëroj për një ndëshkim të dhembshëm prej Zotit, nëse nuk dëgjoni dhe bindeni! Qortimi im është i qartë dhe i kuptueshëm. Të vraposh tek Allahu do të thotë të largohesh nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij, çfarëdo qofshin ato: puta, idhuj, varre etj.

Vrapimi drejt Zotit kërkon që çdo adhurim që Zoti e ka përcaktuar si të tillë t’i përkushtohet Atij dhe vetëm Atij, e askujt tjetër. Vetëm Ai duhet adhuruar me fjalë, vepra dhe ndjenja, duke i shprehur dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë. Dashuria, frikërespekti, shpresa, pendimi i sinqertë, mbështetja e plotë, lutjet, kurbani dhe çdo lloj adhurimi tjetër duhet t’i kushtohen e drejtohen vetëm Allahut, dhe askujt tjetër.