Select Page

– “Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. – Ata i mashtroi jeta e kësaj bote me zbukurimet dhe joshjet e saj të larmishme. Mashtruesit dhe të mashtruarit i tërhiqnin drejt kësaj dynjaje, derisa ata u kënaqën dhe gjetën prehje me të. Në atë gjendje, ata e shihnin lumturinë veçse duke rendur pas bukurive mashtruese, prandaj e harruan ahiretin dhe i kthyen shpinën atij.

– “Atë ditë Ne do t’i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite…” – Allahu i Lartësuar do t’i lërë ata të harruar në ndëshkim, për shkak se ata e harruan ditën e takimit me Të. Ata ishin të pavëmendshëm ndaj ahiretit, a thua se ishin krijuar vetëm për të shijuar kënaqësitë e dynjasë dhe sikur nuk i priste asnjë llogari përpara Zotit.

– “… dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona.” – Ata i kundërshtuan argumentet e Zotit, jo për shkak se ato ishin të paqarta apo të mangëta, por për shkak të arrogancës.