– ”Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt.” – Shumë e frikshme është pamja e atyre që mohojnë të dërguarit, kur ata të shohin me sytë e tyre dënimin e Allahut dhe atë për të cilën i njoftuan të dërguarit. Ai është momenti kur mbi ata fillon të ekzekutohet ndëshkimi dhe ata nuk gjejnë asnjë rrugë shpëtimi e largimi. Allahu thotë: “… rrëmbehen prej një vendi të afërt!” Domethënë, ai vend nga i cili do të rrëmbehen dhe do të ndëshkohen nuk është larg nga vendi i dënimit, por është afër. Kështu, ata do të rrëmbehen dhe hidhen në zjarr.