Select Page

– “Nëse pas të këqijave që e godasin, Ne i dhurojmë mëshirë nga ana Jonë, …” – Kur njeriut të padurueshëm, i cili lutet pa pushim vetëm për të mira, Allahu i Lartësuar i dhuron të mira ose e mëshiron duke ia larguar të këqijat, ai nuk e falënderon Allahun e Lartësuar, por tregon mospërfillje dhe i kalon kufijtë, duke thënë:

– “… ai padrejtësisht thotë: “Këtë e kam merituar vetë.” – Kuptimi: Kjo e mirë më erdhi sepse unë e meritoja atë. E kujt tjetër, veç meje, duhej t’i jepej kjo e mirë?! Kështu bëjnë mosmirënjohësit.

“Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë Kijameti.” – Ky është, së pari, mohim i Ditës së Gjykimit nga ana e tij, pastaj është mosmirënjohje për mëshirën dhe mirësitë që Zoti i ka dhuruar.

“Por edhe sikur të kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë mua më shumë të mira.” – Kuptimi: Edhe nëse e pranojmë se ringjallja është e vërtetë dhe unë dal para Zotit tim, atëherë sigurisht që kam për të gjetur sërish të mira. Ashtu sikurse po kënaqem me të gjitha këto mirësi në dynja, po ashtu do t’i kem edhe në ahiret. Këto fjalë janë tregues i paturpësisë dhe i guximit të tyre për të folur rreth Zotit pa dije. Prandaj i Madhëruari i kërcënon, duke thënë:

“Por Ne, patjetër, do t’ua tregojmë mohuesve se çfarë kanë bërë dhe do t’u japim të vuajnë një ndëshkim të rëndë.” – Allahu i Madhëruar e përshkruan ndëshkimin e tyre si ‘ĝaliđh’, pra, shumë të ashpër.