Select Page

– ”Dhe të gjithë atyre u dhamë (të mira) nga Mëshira Jonë …” – Zoti do t’i dhuronte Ibrahimit dhe dy bijve të tij shumë begati, prej mëshirës së Tij, si për shembull: dituria e dobishme, veprat e mira, pasardhës të shumtë e të përhapur, mes të cilëve do të dilnin shumë profetë dhe shumë besimtarë të mirë. Për ta Zoti thotë:

– ”… dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë (ndër njerëz).” – Edhe kjo ishte pjesë e mëshirës që u dhuroi. Allahu i ka premtuar çdo vepërmiri se do ta bëjë me emër të mirë ndër njerëz, në varësi të mirësisë e besimit të tij. Këta janë ndër më të shquarit dhe krerët e besimtarëve të mirë, prandaj Zoti e përhapi famën e tyre me lajmin e vërtetë dhe të saktë.

Ata do të kujtohen përherë nga melekët që rrahin krahët. Me dashurinë dhe lëvdatat për ta janë mbushur zemrat e besimtarëve të mirë, që vazhdimisht i kujtojnë me gojën e tyre. Ata do të jenë gjithmonë modeli i përkryer për ata që dinë të marrin mësim. Ata do të vazhdojnë të kujtohen në çdo epokë, dhe kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dëshirojë. Allahu jep mirësi të madhe.