– “Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij.” – Qëllimi është që robërit të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron.
Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar.