– “A thua kanë sëmundje në zemrat e tyre …“ – Kjo sëmundje ua çrregullon zemrat, duke ua larguar ndjesitë e mira, ashtu si i sëmuri humbet aftësitë e tij. Ato zemra nuk kanë ndjeshmërinë për të pasuar dhe vlerësuar atë që u bën dobi, madje përkushtohen pas asaj që i bën dëm.
– “Apo mos dyshojnë (në të dërguarin)?!“ – A po kanë dyshime, e kështu zemrat e tyre ngurrojnë të pranojnë gjykimin e Allahut dhe të Profetit të Tij, pasi mëtojnë se ky nuk është gjykim me drejtësi?
– “Apo mos kanë frikë se Allahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejtësisht kundër tyre?!“ – Mos, vallë, kanë druhen se Allahu e Profeti i Tij do të japin një gjykim të padrejtë dhe të pamerituar? Atëherë, ata janë vërtet ashtu siç i përshkruan Zoti.
– “Por jo. Ata dhe pikërisht ata janë vetë të padrejtët.“ – Në të gjitha këto hamendësime, ata janë të padrejtë e keqbërës. Gjykimi i Allahut dhe Profetit të Tij është në kufijtë me të lartë të drejtësisë e barazisë. Ai është plotësisht sipas urtësisë, siç thotë i Madhëruari: “Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?” [Maide 50].
Ky ajet dëshmon se imani nuk është thjesht fjalë që thuhet, por duhet të shoqërohet me vepra të mira sipas tij. Allahu i Madhëruar e ka mohuar imanin për ata që nuk i binden Atij. Ajeti tregon se është detyrë t’i bindesh gjykimit të Zotit dhe të nënshtrohesh ta zbatosh atë në çdo rast e gjendje. Ai që nuk nënshtrohet tregon se ka sëmundje në zemrën e tij, ka dyshim e luhatje në iman. Kjo vepër është e ndaluar njëlloj siç ndalohet të kesh mendim të keq për gjykimin e Sheriatit dhe të mendosh se Sheriati është kundër drejtësisë dhe urtësisë.