Select Page

– “S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell.” – Kjo tregon se Allahu i Lartësuar ka përfshirë me dijen e Tij absolute gjithçka që ekziston dhe që mund të dihet. Ai njeh atë që duket dhe atë që nuk duket, të shfaqurën dhe të fshehtën. Zoti di edhe për embrionin në barkun e nënës. Ai shikon atë që shikimi i krijesave nuk mund ta arrijë. Ai di atë që krijesat kurrë nuk mund ta dinë. Ai përkujdeset për ta në mënyrën më të mirë. Ai i krijon dhe përcakton për ta çdo gjë që e kanë të nevojshme.