– “Sikur ata të bënin durim, derisa të dilje vetë, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Allahu është Falës për gjynahet e robërve të Tij dhe për mungesën e edukatës së këshilluar nga Ai. Allahu, gjithashtu, është Mëshirëplotë, që nuk nxitohet t’i ndëshkojë ata për gjynahet e kryera.