– “Së keqes së ndyrë largoju!” – Këtu me fjalën “er-ruxhz” – “e keqe e ndyrë”, mund të jenë pasur për qëllim putat dhe idhujt, që janë adhuruar përveç Allahut. Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të largohet prej tyre; të distancohet nga çdo mashtrim dhe trillim i njerëzve rreth “bëmave” të këtyre idhujve. Por ka mundësi që me fjalën “er-ruxhz” të jenë pasur për qëllim të gjitha llojet e veprave dhe fjalëve të këqija. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që të largohet dhe të ruhet nga gjynahet, të vogla a të mëdha qofshin, të dukshme a të fshehta, duke filluar nga idhujtaria e gjithçka poshtë saj.