Select Page

– “Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme.” – Ata u shkatërruan nëpërmjet një zhurme të madhe e të papërballueshme, nga e cila atyre u ngrinë zemrat dhe iu dolën shpirtrat. Në të gdhirë, të gjithë ishin të vdekur dhe nuk dukej asgjë tjetër, veçse gërmadhat dhe kufomat e tyre.