– “Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën.“ – Atyre vazhdimisht u vijnë mesazhe e kumte prej Allahut, me urdhëra e ndalesa, që u mësojnë atyre se çfarë u bën dobi dhe si të ruhen nga ato që i dëmtojnë. Por ata: “…ia kthejnë shpinën.” Ata i kthejnë shpinën qoftë me zemër, qoftë me trup. Edhe pse mesazhet e Zotit janë të shumta dhe të përsëritura, të tilla që normalisht do të duhet të zinin vend të rëndësishëm në zemrat e tyre, ata përsëri i kthejnë shpinën Allahut. Atëherë, si mendon se sillen ata me ato mesazhe që nuk përsëriten shpesh? Kështu ndodh, sepse nuk ka mirësi tek ata. Për ata nuk bëjnë punë qortimet e këshillat.