– “Ndërsa ne mendonim se as njerëzit, as xhindet nuk mund të thoshin gënjeshtra për Allahun.” – Kuptimi: Para se të dëgjonim këtë libër madhështor, ne ishim të mashtruar nga udhëheqësit tanë, njerëz dhe xhindë, për të cilët kishim konsiderata të larta. Kurrë nuk mendonim se ata mund të guxonin të thonin gënjeshtra për Zotin, prandaj ndiqnim udhëzimet e tyre. Por sot, duke qenë se e vërteta doli në shesh, ne e përqafojmë atë me bindje dhe nënshtrim. Kurrë nuk do të sprapsemi nga udha e drejtë, për çfarëdo orientimi që bie ndesh me fenë e Zotit tonë.