Select Page

Me përjashtim të atyre që më pas pendohen dhe përmirësohen.“ – Pendimi në të tilla raste shfaqet duke folur të vërtetën dhe duke përgënjeshtruar shpifjet e veta. Ai detyrimisht duhet ta pranojë se ka shpifur. Përderisa nuk sjell katër dëshmitarë, ai duhet të përgënjeshtrojë veten para njerëzve, edhe nëse është i sigurt se ka ndodhur imoraliteti.

Kështu, nëse shpifësi pendohet dhe rregullon punët e tij, duke zëvendësuar çdo punë të keqe me të mira, hiqet prej tij vula e “fiskut”, pra, vendimi për mospranimin e dëshmisë, dhe kështu atij i pranohet dëshmia, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.“ – Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë, prandaj dhe i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen.