– “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” – Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret.