– “Kjo është urtësi e përsosur.” – Kjo është urtësia e Allahut të Lartësuar. Me argumentet dhe mrekullitë e shumta që Ai solli nëpërmjet profetëve, nuk u la asnjë mundësi justifikimi mohuesve dhe kundërshtarëve. Sidoqoftë, shenjat dhe mrekullitë nuk u vlejnë aspak atyre që kalojnë kufijtë e Zotit dhe shpërfillin porositë e Tij, prandaj i Lartësuari thotë:
– “Por atyre nuk u bëjnë dobi qortimet.” – Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97].