– ”Këta janë ata që do të dënohen me dënimin e rëndë …” – Ai është dënimi më i madh, më poshtërues dhe më i dhembshëm.
– ”… dhe do të jenë më të humburit në botën tjetër.”– Shiko se si përshkruhet dështimi i tyre, sepse ata humbin veten dhe familjen e tyre Ditën e Kijametit. Ata nuk kanë imanin, në të cilin ftuan profetët, që është kushti i domosdoshëm për çdo mirësi dhe shpëtimi nga çdo ligësi e fatkeqësi.