Select Page

– Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. – Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si  bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si:

– Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. – Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme.

Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: “… dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni.” Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera.