Select Page

– “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” – Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj.