– “(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron (Arsh).“ – Froni (arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka.