– “Ai (Allahu) ka për t’i çuar Besimtarët dhe besimtaret në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të jenë të përjetshëm në to dhe Ai do t’ua falë Gjynahet e tyre.” – Ky është premtimi i mrekullueshëm për muslimanët.
Duke hyrë në kopshtet e Xhenetit, ata do të arrijnë gjithçka të mirë që dëshirojnë, ndërsa me faljen e gjynaheve të tyre, do të shpëtojnë nga gjithçka e keqe së cilës i druhen.
– “Kjo tek Allahu është një fitore e madhe.” – Arritja e këtij suksesi nga besimtarët vlerësohet nga Allahu i Madhëruar si një fitore e madhe.