Select Page

A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?!Si është e mundur të na ndalojë nga idhujt e ndërmjetësuesit tanë tek Allahu? Si na urdhëron që t’i përkushtohemi me sinqeritet veçse adhurimit të Allahut?!

Kjo është vërtet shumë e çuditshme.Sipas tyre, besimi dhe feja që ai propozon është diçka e çuditshme, që kurrsesi nuk mund të jetë e saktë dhe e drejtë. Të mjerët, jo vetëm që refuzuan ta pasonin ftesën e Profetit, por ata më të pushtetshmit dhe paria, të cilëve u dëgjohej fjala ndër popull, filluan punën me njerëzit e thjeshtë, që t’i pengonin nga ftesa e Profetit. Allahu i Madhëruar thotë: