– “Por, nëse (në atë gjykim) e drejta u takon atyre, ata i shkojnë atij krejt të bindur e me respekt.“ – Kur e drejta është në anën e tyre e gjykimi i Sheriatit i përkon dëshirës së tyre, ata kërkojnë me forcë Sheriatin.
Por, në fakt ata e zgjedhin këtë jo se është gjykimi i Sheriatit, por sepse u shkon sipas dëshirave të tyre. Në këtë rast, ata nuk janë të lëvdueshëm për këtë gjykim, edhe pse pranojnë ta zbatojnë, sepse robi i drejtë dhe besimtar është ai që e ndjek dhe i nënshtrohet së vërtetës dhe të drejtës sido që ajo të jetë, pro edhe kundër tij, edhe kur e gëzon edhe kur e trishton.
Ndërsa ata që e ndjekin Sheriatin veçse kur u shkon e përkon dëshirave të tyre dhe e refuzojnë kur nuk u shkon pas tyre, dhe atëherë parapëlqejnë dëshirën kundrejt Sheriatit të Zotit, këta nuk janë adhurues të vërtetë të Zotit. Duke i qortuar ata për refuzimin e gjykimit të Sheriatit të Tij, Allahu i Madhëruar thotë: