Select Page

“Por ata (Faraoni dhe mbështetësit e tij) thanë: “O magjistar!”” – Kur mbi ta goditën dënimet e Zotit, si shenja të qarta të Tij, ata iu drejtuan Musait duke e quajtur ‘magjistar’. Këtë e kanë bërë ose për  tallje, ose për nderim, sepse ky term përdorej edhe si titull nderi nga ata. Sipas shpjegimit të dytë, ata iu drejtuan atij me përunjësi, duke e respektuar ashtu si të mëdhenjtë e tyre. Ata i thanë:

– “Lute për ne Zotin tënd, (ta largojë ndëshkimin) sipas premtimit që ta ka dhënë. Atëherë, ne do të gjejmë udhën e drejtë.”!” – Kuptimi: Me dhuntitë e veçanta që ke, lute Zotin tënd që t’i largojë prej nesh ndëshkimet, sepse ne atëherë do të udhëzohemi. Por a e mbajtën fjalën, vallë? Thotë i Madhëruari: