Select Page

… Me të cilin Ne i japim jetë një toke të vdekur dhe ua shuajmë etjen atyre që kemi krijuar, – kafshë e njerëz të shumtë. – Nga ky ujë, Ne ju japim të pini juve dhe kafshëve tuaja. Kështu, është Allahu i Vetmi Ai që i dërgon erërat si paralajmëruese dhe i bën të kenë funksione nga më të ndryshmet. Ai lëshon nga qielli ujin e bekuar e pastrues, nëpërmjet të cilit u siguron krijeave ushqimin për vete dhe për kafshët e tyre. A nuk e meriton që të adhurohet vetëm Allahu, pa i shoqëruar asgjë në adhurim?!