– “Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.” – Pas shtatë viteve të vështira do të vijë një vit me shira të bollshëm, i cili do të shtojë prodhimin dhe të ardhurat. Prodhimi i rrushit do të jetë shumë më tepër sesa nevoja për ta ngrënë të tërë, prandaj ju do ta shtrydhni dhe do ta ktheni në pije. Përmendja e këtij viti të begatshëm pas shtatë viteve të vështira nuk ishte kuptuar nga ëndrra e Mbretit.
Jusufi e nxori atë prej faktit se, pas vështirësisë, vjen gjithmonë lehtësimi. Pas shtatë viteve të krizës, pa dyshim do të vinte një vit i begatë, që do të largonte vuajtjet e njerëzve. Kështu, kur ky djalosh u kthye tek njerëzit dhe u tregoi shpjegimin e ëndrrës nga Jusufi, ata u mahnitën dhe u gëzuan pa masë.