– “Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të kujtoni.” – Zoti i Lartësuar e krijoi çdo lloj kafshe në çift, mashkull dhe femër, që ju të kujtoni të mirat e Tij dhe urtësinë e Tij, për mënyrën si bëri që kafshët të ruajnë vazhdimësinë e tyre. Ai ju mundëson juve që t’i shfrytëzoni këto të mira dhe të kërkoni prej begative të Tij. Të gjitha këto shenja të madhështisë, pushtetit, dijes dhe urtësisë së Tij, pa dyshim që nxisin frikërespekt për Zotin dhe kthim tek Ai me pendim dhe nënshtrim. Prandaj i Lartësuari tregon më pas qëllimin përse i përmendi këto shenja madhështore: