Select Page

– “Ata që janë në Zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë, qoftë edhe një ditë, dënimin!” – Banorët e Zjarrit, qofshin ata ish-pasues të dobët apo ish-krerë kryeneçë e arrogantë, do iu drejtohen rojeve të Xhehenemit e do t’u kërkojnë që ata ta lusin Zotin për t’ua lehtësuar ndëshkimin atyre, me qëllim që të gjejnë sadopak çlodhje e qetësi. Por përgjigjja që u vjen prej tyre është shumë poshtëruese dhe ua shuan çdo shpresë. Ajo përgjigje i bën të kujtojnë se tashmë nuk vlen asnjë lloj ndërmjetësimi.