– “Ai është Zoti i Yllit Polar.” – Ky yll i njohur quhet (në arabisht) El Shi’ra. Allahu i Lartësuar, edhe pse është Zoti i gjithçkaje, e veçoi këtë yll, sepse në kohën e injorancës, ai ishte shndërruar në objekt adhurimi. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon se çdo gjë që adhurojnë idhujtarët është diçka e krijuar dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar. Atëherë, si mund të konsiderohet si e adhuruar diçka e tillë dhe të barazohet me Allahun e Lartësuar, që është i vetëm në meritueshmërinë e adhurimit?!