– ”Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, që do t’i harxhojnë ato që i keni ruajtur, përveç një pakice nga ajo që ju do ta ruani.” – Pas shtatë viteve të begatshme, do të vijnë shtatë vite krize e thatësie, të cilat do të shterojnë të gjitha rezervat që ju do të grumbulloni, sado shumë që të jenë. Ju do të harxhoni gjithçka, përveç një pjese të vogël, të cilën do ta veçoni për farë.