– “Ne nuk u treguam asnjë mrekulli, që të mos ishte më e madhe se paraardhësja e saj.” – Çdo shenjë apo mrekulli që u shfaqej ishte më e madhe se simotra e saj pararendëse.
– “Ndaj tyre zbritëm edhe ndëshkime, …” – Ndër ndëshkimet që Zoti u dërgoi ishin vërshimi i karkalecave, i morrave, i bretkosave, uji i shndërruar në gjak etj. Të gjitha këto ishin edhe shenja, që ata të pranonin ftesën e Musait (a.s.), sikurse thotë i Madhëruari:
– “… që të largoheshin nga rruga e humbjes.” – Pra, këto ndodhën me shpresë që ata të ktheheshin në Islam, duke iu dorëzuar Zotit të vetëm dhe të vërtetë dhe duke u larguar nga idhujtaria e gjynahet ku ishin zhytur.