– “Neve na është shpallur …” – Ky lajm na ka ardhur nga Allahu, pra, nuk e kemi shpikur vetë:
– “… se dënimi është për atë që përgënjeshtron (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”. – Kush i quan gënjeshtra lajmet e Zotit dhe të profetëve të Tij dhe u kthen shpinën atyre, duke mos u nënshtruar që t’i zbatojë e të jetojë sipas tyre, meriton dënimin e Tij të drejtë.
Këto fjalë ishin nxitje për Faraonin që të besonte Zotin dhe të pasonte Shpalljen e Tij, por edhe një kërcënim, gjithashtu. Por ai njeri nuk përfitoi nga kjo dhe përsëri e mohoi Zotin, madje refuzoi me inat dhe arrogancë, duke thënë: