– “Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty (në anije).”” – Për “çdo popull”, domethënë për njerëzit dhe çiftet e kafshëve që kishin hipur në anije, Allahu dhuroi begati të madhe, aq sa mbushën tokën në çdo skaj të saj.
– “Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi (për njëfarë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. – Kuptimi: Do të ketë popuj që Allahu do t’u mundësojë një jetë të begatshme në këtë botë.
Por fakti që Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga përmbytja, nuk e pengon Atë që pas kësaj, këdo që mohon dhe tregohet i pabindur, ta ndëshkojë. Ai do t’i furnizojë sa ta kenë të caktuar, por ata gjithsesi do të merren në llogari për veprat e tyre. Pasi i tregoi me hollësi Profetit të Tij këtë histori të gjatë, të cilën mund ta dinin veçse ata që Ai i zgjodhi për profetë, Allahu i Madhëruar thotë: