Select Page

– “Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne!” – Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt.

Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robërit e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij.