– “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë!” – Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:
– “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” – Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë, sepse i Lartësuari përmend në vijim edhe dhikr-in gjatë natës, kur thotë: