– “Atë Ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr, …” – Ata do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Xhehenem, duke u poshtëruar. Dhimbja që do të përjetojnë në fytyrat e tyre do të jetë më e madhe se dhimbja në pjesë të tjera. Kështu do të poshtërohen dhe nënçmohen ata në Xhehenem. Atyre do t’u thuhet:
– “… do t’u thuhet: “Vuajeni dënimin në Sekar (Zjarrin përvëlues)!”.” – Provojeni dhimbjen e zjarrit, flakëve të tij, vlimit dhe afshit të tij të nxehtë. Sekar është një emër i Xhehenemit.