Select Page

– “Ata që krekoseshin do të thonë: “Ne jemi të gjithë këtu!”” – Këta të mjerë, duke treguar pamundësinë e pafuqinë e tyre për të ndihmuar qoftë edhe veten e vet, shprehen se i gjithë pushteti i takon Allahut. Gjykimi i Tij është suprem dhe ekzekutohet mbi të gjithë, pa përjashtim.

“Tashmë, Allahu e ka përfunduar gjykimin mes robërve.” – Për çdo të dënuar, i Drejti ka përcaktuar ndëshkimin e merituar, pa ia shtuar apo pakësuar atë. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë gjykimin e Allahut të Urtë e të Drejtë.