– ”Asnjë lodhje nuk do t’i kapë ata dhe nuk do t’u thuhet kurrë të largohen prej andej.” – Tek ata nuk do të vërehet asnjë shenjë lodhjeje dhe shqetësimi, as trupor dhe as shpirtëror. Allahu i Lartësuar i ka krijuar tashmë me një jetë të plotë, pa asnjë lloj mangësie, madje: “… nuk do t’u thuhet kurrë të largohen prej andej. Ata do të jenë gjithmonë mes këtyre mirësive.