Select Page

Ajeti flet për ata që janë në dyshim rreth njëshmërisë dhe madhështisë së Zotit dhe faktit se Ai është i plotë e pa mangësi. Ai i fton ata të meditojnë për këtë fakt, duke thënë: “A nuk e shohin ata se çdo gjë që ka krijuar Allahu e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” Le të shohin të gjitha krijesat që Allahu ka krijuar në tokë.

Le të shohin se si shtrihen hijet e tyre në tokë, majtas e djathtas. Të gjithë i bëjnë sexhde Allahut dhe i përulen madhështisë dhe pushtetit të Tij. Ata e bëjnë këtë dhe janë ashtu siç i përshkruan i Madhëruari, të nënshtruar e të përulur nën pushtetin, sundimin dhe administrimin e Tij gjithëpërfshirës. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij dhe askush nuk mund të dalë jashtë rregullit të Tij.