Select Page

Nga mëshira dhe përkujdesi i Tij për ju, Ai e bëri natën ashtu si ajo veshja që ju mbulon, në mënyrë që ju të qetësoheni nga aktivitetet e ditës dhe të flini gjumë. Gjatë gjumit, qetësohen gjymtyrët tuaja. Nëse Zoti nuk do të kishte bërë natën, krijesat nuk do të qetësoheshin, por do të vazhdonin aktivitetin e tyre dhe, si rrjedhojë, do të dëmtoheshin shumë. Por edhe nëse do të vazhdonte errësira, ata do të dëmtoheshin shumë në nevojat e tyre. Por Zoti e bëri ditën si kohë për të punuar dhe kërkim të mirësive të Tij, përmes tregtisë, udhëtimeve dhe punëve të shumta. Kështu arrihen shumë mirësi.