Select Page

Ata thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq prej teje dhe prej atyre që janë me ty.”  Allahu i shëmtoftë! Pretenduan se nuk shihnin në ftesën e Salihut ndonjë të mirë, madje pretenduan se Salihu dhe besimtarët që e pasuan ishin bërë shkak për shumë privime në çështjet e dynjasë. Atëherë, Salihu u tha:

E mira dhe e keqja janë prej Allahut (me drejtësi prej Tij) Gjithçka ju ka ndodhur për shkak të gjynaheve tuaja.

– ”… por ju jeni popull që jeni vënë në provë.” – Edhe ju jeni të sprovuar si të gjithë, me të mira dhe të këqija, me kënaqësi e fatkeqësi, në mënyrë që të dalë në pah a do të logjikoni dhe të pendoheni, apo jo?