Select Page

– “Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?!” – Ata, gjithashtu, nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti i gjithësisë që u siguron se do të kenë shpërblime të mëdha prej Tij. Ata janë thjesht një grup mohuesish kryeneçë dhe të padrejtë, që nuk kanë as dëshirën më të vogël për të ndryshuar dhe për t’u kthyer te Zoti i tyre, prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të kalisësh durimin për t’u përballur me padrejtësitë e tyre. I Madhëruari i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: