– “O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.”” – Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi.
Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “…e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde… “, Nuhu mendoi se në “familjen” bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.