Select Page

  “Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim!” – Mbillni për shtatë vjet rresht, njëri pas tjetrit. Prodhimet magazinojini me kujdes, që të mos prishen, përveç një sasie të vogël, të cilën do të keni nevojë ta përdorni si ushqim gjatë këtyre viteve të begatshme, por pa e tepruar. Ruani sa më tepër prodhime për vitet e thatësisë.