Select Page

– “Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” – Kijameti është koha e premtuar për ringjalljen dhe llogarinë e tyre. Atë ditë do të marrin të plotë shpërblimin sipas veprave. Atë ditë, çdokujt do t’i jepet ajo që meriton dhe e drejta do të shkojë në vend. Ndëshkimi i Kijametit është më i madh, më i rëndë, më i vështirë dhe më i tmerrshëm se çdo përfytyrim.