Kur i godet një pjesë e vogël e ndëshkimit të Zotit, – dhe nuk ka dënim nga Zoti që të jetë i vogël, – ata do të thoshin: “Të mjerët ne, që i bëmë vetes padrejtësi.” Ata do të luteshin për vetëshkatërrim e zhdukje. Ata do të shprehnin keqardhje e pendim, do të pranonin padrejtësitë e tyre dhe faktin se e meritojnë ndëshkimin e Allahut.