Select Page

– “Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre.“ – Mes banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit ndodhet një mur ndarës, që quhet El ea’râf, i cili nuk është as pjesë e Xhenetit dhe as pjesë e Zjarrit. Që prej atje mund të shihen të dyja vendet. Mbi këtë mur qëndrojnë disa njerëz, të cilët arrijnë t’i dallojnë banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit nëpërmjet shenjave dhe veçorive të tyre, që i dallojnë nga njëri tjetri. Kur shikojnë banorët e Xhenetit, u thonë:

– “Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë.“ – Ata i përshëndesin dhe i urojnë atyre paqe, ndërkohë që vetë ende nuk kanë hyrë në Xhenet, por shpresojnë që të hyjnë aty. Sigurisht, kjo shpresë që Allahu u ka vendosur në zemër tregon se Ai dëshiron t’i nderojë e mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të Xhenetit.