Po kështu veproi i Madhëruari edhe me popullin e Nuhut (a.s.), kur ata e trajtuan Nuhun (a.s.) si gënjeshtar dhe nuk iu nënshtruan porosive të Zotit dhe shkelën kufijtë e Tij. Atëherë, Zoti u lëshoi ujë të papërmbajtur, i cili vërshonte nga çdo drejtim. Kështu, u mbytën të gjithë dhe prej vendbanimeve të tyre nuk mbeti më asgjë. I tillë është ndëshkimi i Zotit për ata që nuk i binden dhe shpërfillin profetët, shpalljet dhe porositë e Tij.