– “… ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen.” – Atyre nuk do t’u bëjnë më asnjë dobi dredhitë e nuk do të ndihmohen aspak. Në dynja, ata mund t’i mundësojnë vetes ndonjë të mirë dhe të shpëtojnë nga ndonjë e keqe nëpërmjet intrigave dhe hileve të tyre, por kjo nuk ka për të funksionuar Ditën e Kijametit. Atë ditë, dredhitë e tyre nuk kanë për t’u bërë dobi dhe nuk mund t’i shpëtojnë dot nga ndëshkimi i Allahut.