Select Page

Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) përpara së mirës?Përse nxitoni të bëni punë të këqija, para se të mendoheni dhe të bëni punë të mira? A nuk mendoni pak se, përmes punëve të mira, rregullohet gjendja juaj e fesë dhe e dynjasë? Asgjë nuk ju detyron juve që të bëni poshtërsi, por jeni të lirë dhe vendosni vetë çfarë bëni e çfarë jo.

Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?” – A nuk po i kërkoni falje Allahut dhe të pendoheni dhe të ktheheni nga shirku juaj dhe mosbindja? A nuk po i luteni që t’ju falë e me shpresë që t’ju mëshirojë? A nuk e dini se mëshira e Zotit është pranë punëmirëve dhe të penduarve? Edhe të penduarit nga gjynahet konsiderohen punëmirë, pranë të cilëve është mëshira e Zotit. Por duke mohuar e refuzuar Profetin e tyre, ata thanë: